Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka votuar me shumicë dërrmuese për ta detyruar Departamentin e Drejtësisë të publikojë të gjitha dosjet e tij të “Jeffrey Epstein”.
Projektligji ka kaluar me 427 vota për dhe 1 kundër.
Projektligji dypartiak tani do të duhet të kalojë një votim në Senat përpara se presidenti Donald Trump ta nënshkruajë atë në ligj, raporton BBC.
Viktimat e Epstein kanë folur në një konferencë shtypi në Kapitolin e SHBA-së para votimit.
Annie Farmer ka thënë se ato kanë vuajtur "tradhti institucionale" për vite me radhë.
Duke folur përkrah të mbijetuarave, kongresmenja republikane Marjorie Taylor Greene sulmoi ish-aleatin e saj Trump.
Taylor Greene, të cilën Trumpi e ka quajtur "tradhtare", ka thënë se çështja Epstein e ka "shkatërruar Maga-n" (lëvizja e Trumpit "Make America Great Again")
Donald Trumpi ka bërë thirrje ditë më parë që partia e tij të votojë për publikimin e dosjeve.
Trumpi ka thënë më parë se i kishte prerë lidhjet me Epstein shumë vite më parë. Ai gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me abuzimin seksual dhe trafikimin e Epstein.