Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka miratuar projektligjin për taksat dhe shpenzimet. Projektligji i mbështetur dhe i propozuar nga administrata e presidentit Donald Trump, kaloi me një votim 215 pro dhe 214 kundër.
Ai pritet të miratohet edhe nga Senati, transmeton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI quajtur nga presidenti si një “projektligj i madh dhe i bukur”, ai do të zgjerojë uljet e taksave nga mandati i parë i Trumpit, do të eliminojë taksat mbi bakshishet dhe do të rrisë shpenzimet për ushtrinë dhe mbrojtjen e kufirit.
Zyra e Buxhetit të Kongresit (ZBK) parashikon se ky projektligj do të shtojë rreth 2.3 trilionë dollarë në borxhin kombëtar të SHBA-së gjatë 10 vjetëve të ardhshme.