Të paktën 34 persona kanë vdekur dhe 8 të tjerë janë ende të zhdukur pasi një anije turistike u përmbys në Vietnam për shkak të motit të keq.
Ngjarja ndodhi në Gjirin Ha Long, një destinacion i famshëm turistik në veri të vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumica e pasagjerëve ishin vietnamezë, raportoi BBC.
Reshjet e dendura kanë vështirësuar kërkimin për të mbijetuar, por deri tash 11 persona janë nxjerrë nga uji të gjallë.
Anija kishte 53 persona në bord kur u përmbys pas një stuhie të fuqishme.
Një 14-vjeçar u shpëtua pas katër orësh që kishte ngecur në një hapësirë të anijes së përmbysur.