Një dentist i rremë 22 vjeç dhe dy asistente të tij në Çeki janë akuzuar për trajtimin e dhjetëra pacientëve duke përdorur udhëzime të gjetura në internet.
Policia ka thënë se tre familjarë kanë hapur ordinancën pa licencë në shtëpinë e tyre dy vjet më parë dhe kanë trajtuar pacientë pa ndonjë “njohuri profesionale”.
Policia ka shtuar se 22-vjeçari nxori dhëmbë, kreu operacione komplekse në kanalet e rrënjëve dhe aplikoi anestezi, duke u mbështetur në informacionet që mori në internet, raportoi BBC.
Të tre u deklaruan fajtorë për një numër akuzash dhe përballen me tetë vjet burgim. Policia nuk tregoi nëse ndonjë nga pacientët ishte ankuar për trajtimin.
Kryetari i Odës së Stomatologjisë në Çeki, Roman Smucler, ka thënë se pranon rreth 10 raste të dentistëve të rremë në vit.
Parlamenti çek vitin e kaluar ka miratuar një ligj për lehtësimin e punësimit të dentistëve nga shtete jashtë Bashkimit Evropian.