Ish-anesteziologu francez, Frederic Pechier, është dënuar me burgim të përjetshëm për helmim të qëllimshëm të 30 pacientëve, përfshirë 12 që vdiqën.
Një gjykatë në qytetin Besançon në Francën lindore e ka shpallur Pechier fajtor për kontaminimin e qeseve të infuzionit me substanca që shkaktuan arrest kardiak ose hemorragji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViktima e tij më e vogël, një fëmijë katërvjeçar, i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e vjetër ishte 89 vjeç.
"Ju jeni Doktor Vdekja, një helmues, një vrasës. Ju u sillni turp të gjithë mjekëve", kanë thënë prokurorët javën e kaluar.
"E keni shndërruar këtë klinikë në një varrezë”, kanë shtuar ata.
Hetimi ndaj Pechier kishte nisur tetë vjet më parë, kur dyshohej për helmim të pacientëve në dy klinika në Besançon midis viteve 2008 dhe 2017.
Pechier, i cili kaloi 15 javët e gjyqit në liri nën mbikëqyrje gjyqësore, do të kalojë të paktën 22 vjet pas hekurave.
Ai gjithmonë ka mohuar çdo keqbërje.
“E kam thënë edhe më parë dhe do ta them përsëri: Unë nuk jam helmues... Gjithmonë e kam mbajtur betimin e Hipokratit", ka deklaruar ai.
Pechier tani ka 10 ditë për të bërë apelimin e tij, gjë që do të kërkonte një proces të dytë gjyqësor brenda një viti.