Botë

Dënohet kinezja që mashtroi njerëzit duke ua marrë 7 miliardë dollarë

Zhimin Qian

Një shtetase kineze është dënuar pas një hetimi ndërkombëtar, që rezultoi në atë që besohet se ishte sekuestrimi më i madh i kriptovalutave në botë.

Policia metropolitane e Britanisë ka bërë të ditur se vitin e kaluar ajo ka arritur t’i kapë 61 mijë bitcoinë, në vlerë gati 7 miliardë dollarë.

Zhimin Qian, e njohur si Yadi Zhang, pranoi fajësinë të hënën në një gjykatë në Londër, për posedim ilegal të kriptovalutave.

Në periudhën 2014-2017, ajo udhëhoqi një mashtrim në shkallë të gjerë në Kinë, në të cilin viktima kishin rënë 128 mijë njerëz. E bëri këtë duke u premtuar rritje prej 300 për qind nëse investonin para në një kompani që ajo e udhëhiqte. E këto para, në vend të investimeve siç premtohej, ajo i ktheu në kriptovaluta.

47-vjeçarja ka pranuar fajin pas hetimeve që zgjatën shtatë vjet në një rrjet botëror.

Qian do të mbahet në paraburgim deri në caktimin e lartësisë së dënimit, në një datë që ende nuk është bërë e ditur.