Pupla zogjsh janë evidentuar në një motor të gjetur në vendin ku avioni i Jeju Air u rrëzua më 29 dhjetor gjatë aterrimit dhe shkaktoi vdekjen e 179 njerëzve në Kore të Jugut.
TheIndependent ka shkruar se arsyet e rrëzimit të Boeing 737-800 po hetohen, por thuhet se edhe rrëshqitja e tij mund të ketë çuar në shpërthimin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa pamje tregojnë se avioni kishte pasur vështirësi me pajisjen e uljes, e piloti kishte marrë një paralajmërim nga kontrollorët e trafikut ajror në lidhje me goditjet e mundshme të shpendëve. Avioni kishte lëshuar një sinjal shqetësimi pak para se të rrëzohej.
Të gjithë viktimat janë koreano-jugorë, me përjashtim të dy tajlandezëve. Shumë prej tyre po ktheheshin nga Bangkoku pas pushimeve të festave të fundvitit.