Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se SHBA-ja ishte e përfshirë në sulmin ndaj Iranit.
Trump ka thënë se SHBA-ja kanë nisur "operacione të mëdha luftarake" në Iran në një video të postuar në Truth Social.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ushtria e Shteteve të Bashkuara po ndërmerr një operacion masiv dhe të vazhdueshëm për të parandaluar që kjo diktaturë shumë e ligë dhe radikale të kërcënojë Amerikën dhe interesat tona thelbësore të sigurisë kombëtare”, ka deklaruar ai.
“Ne do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrafshojmë industrinë e tyre të raketave”.
Trumpi ka pretenduar se Irani ka vazhduar të zhvillojë programin e tij bërthamor dhe planifikon të zhvillojë raketa për të arritur SHBA-në.
Ai i inkurajoi iranianët të marrin kontrollin e qeverisë së tyre kur të përfundojnë operacionet ushtarake amerikane.
“Kur të mbarojmë, merrni qeverinë tuaj. Do të jetë e juaja për ta marrë. Ky do të jetë ndoshta shansi juaj i vetëm për breza të tërë”, theksoi presidenti në një mesazh video.
Trumpi shtoi se SHBA-ja nuk kishte marrë një "vendim përfundimtar" nëse do ta sulmonte Iranin - por theksoi se ai "nuk ishte i kënaqur" me pozicionin e tyre negociues gjatë bisedimeve bërthamore.
Më herët dy zyrtarë amerikanë thanë për CNN-in se SHBA-ja po kryen sulme kundër Iranit. Një zyrtar tha se sulmet janë në vazhdim, duke i përshkruar ato si "një sulm jo i vogël".
Mediat e huaja paraprakisht raportuan sipas burimeve se sulmi i Izraelit ndaj Iranit të shtunën ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara.
Izraeli nisi atë që e ka quajtur “sulm parandalues” kundër Iranit mëngjesin e së shtunës. Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpallur një “gjendje të jashtëzakonshme të veçantë” në të gjithë Izraelin.