Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Çfarë dreqi të bëjmë me këta?”, ushtarët rusë përgjohen duke fyer rekrutët koreano-veriorë

Rusia

Ushtarët rusë janë shprehur të shqetësuar se si do t’i komandojnë trupat koreano-veriore në luftën në Ukrainë, sipas dokumenteve të siguruara nga Inteligjenca e Ukrainës dhe të publikuara të premten.

Ushtarët rusë janë dëgjuar duke fyer batalionin e quajtur “K Battalion”. Në një pikë ata janë dëgjuar duke iu referuar si “kinezë të dreqit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të njëjtin dokument, një person ka përshkruar punën e një personi që ishte caktuar “për të takuar njerëz”.

“Dhe ai po qëndronte me sytë e tij të hapur, si.... çka dreqi”, ka thënë ushtari. “Çka dreqi të bëjmë me ta”.

Audio ishte marrë nga kanalet ruse më 23 tetor, sipas Inteligjencës Ukrainase.

Sipas analizave të autoriteteve ukrainase, trupat ukrainase kanë planifikuar nisjen e lëvizjeve në rajonin e Kurskut në Rusi më 24 tetor. Sipas tyre, rusët kanë planifikuar një përkthyes dhe tre zyrtarë të lartë për çdo 30 ushtarë të Koresë së Veriut.

Ushtarakët rusë janë ankuar, sipas dokumenteve, se si do t’ia dalin të gjejnë staf për t’i vënë në funksion ushtarët koreano-veriorë.