Botë

Çështja e Grenlandës - Mblidhen sot ambasadorët e BE-së për shkak të tarifave të Trumpit

Foto: Reuters

Ambasadorët e BE-së do të mbajnë një takim urgjent më vonë të dielën pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar të vendosë tarifa për aleatët që janë kundër kërkesës së tij për marrjen e Grenlandës. 

Trumpi ka thënë se planifikon të rrisë taksat e importit për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda.

Një tarifë prej 10% do të zbatohet nga 1 shkurti dhe më vonë mund të rritet në 25%, ka thënë presidenti amerikan.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se kërcënimi i Trumpit është "krejtësisht i gabuar", ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka quajtur atë "të papranueshëm".

Trumpi këmbëngul se SHBA-ja duhet ta zotërojë Grenlandën për sigurinë e SHBA-së dhe nuk e ka përjashtuar marrjen e saj me forcë.