Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çeki, arrestohen 5 adoleshentë për qëndrime radikale e terrorizëm

çeki

Autoritetet në Çeki kanë arrestuar pesë adoleshentë për qëndrime radikale të formësuara në internet nga grupi i Shtetit Islamik dhe dy prej tyre janë akuzuar për krime terrorizmi për një tentim për t’i vënë zjarrin një sinagoge.

Bretislav Brejcha, drejtor i Departamentit anti-terrorizëm, ka thënë se shumica e të dyshuarve janë nën 18 vjeç. Ata u arrestuan mes shkurtit e qershorit si rezultat i një hetimi ndërkombëtar, raportoi AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pesë të dyshuarit po promovonin përmbajtje urrejtjeje në rrjete sociale kundër minoriteteve, komunitetit LGBTQ+ dhe hebrenjve. Gjatë bastisjeve, u sekuestruan edhe armë të ndryshme.

Akuzat kundër tyre përfshijnë krime të lidhura me urrejtje, promovim dhe mbështetje të terrorizmit dhe tentim për sulm terrorist.

Të dyshuarit ishin të përfshirë në grupe online ku rekrutoheshin luftëtarë për IS-in në Siri.