Një burrë që e kishte përdhunuar bashkëshorten dhe e kontrollonte e kërcënonte atë e dy fëmijët e tyre, është përpjekur ta manipulojë trupin gjykues duke e bërë të besojë se ai ishte viktimë e abuzimit në familje, ka thënë një gjykatës.
Gjykatësi Middleton-Roy ka shtuar se sjellja e burrit, që përfshinte xhirime të shpeshta të familjes me një kamerë në trup, kishte qenë “e paarsyeshme” pasi ai përsëriti pretendime të rreme kundër gruas për një kohë të gjatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurri u urdhërua që t’ia paguante mbi 50,000 funte ish-gruas.
Ndërsa, ai pretendonte se gruaja i kishte kthyer fëmijët kundër tij, ajo pretendoi se në fakt ata ishin bërë subjekt i dhunës në familje. Secili mohuan pretendimet e njëri-tjetrit.
Megjithatë, gjykata në Angli gjeti se të gjitha pretendimet e burrit nuk ishin të vërteta, ndërsa e gruas u pranua vetëm njëri pretendim – ai se kishte pranuar një mesazh kërcënues se do t’ia publikonte një video intime nëse s’ia dërgonte 500 funte.