Një burrë dhe një grua mbetën të lënduar pasi u therën me thikë nga një i dyshuar para një “fast-foodi” të mërkurën në Bonn të Gjermanisë. Policia qëlloi të dyshuarin, duke e plagosur rëndë. Si viktimat, ashtu edhe i dyshuari, po trajtohen në spital.
Sipas “Deutsche Presse-Agentur”, viktima dhe i dyshuari njiheshin mes vete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë te viktimat, gruaja ka lëndime të lehta, ndërsa burri më rëndë – por të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Sipas gjetjeve fillestare, personat e përfshirë njihen me njëri-tjetrin dhe besohet se kanë pasur debat mes vete”, ka thënë një zëdhënës i policisë. Ata thuhet se janë të pastrehë.