Rekrutuesit ushtarakë ukrainas kanë nisur bastisje në restorante, qendra tregtare e koncerte me synimin që burrat e pranishëm në këto vende t’i fusin në radhët e ushtrisë.
“Largohu prej meje!”, një prej atyre që u zu duke u argëtuar në koncert u tha tre policëve ndërsa këta e tërhiqnin zvarrë drejt një tavoline rekrutimi që ishte ngritur jashtë Pallatit të Sporteve në Kiev – aty ku një grup roku po luante.
E gratë që gjendeshin po aty dhe kanë ndarë video dëgjohen duke u drejtuar policëve: “Turp! Turp për ju!”
Policë pritën edhe para një qendre tregtare e restoranti për të kapur burrat brenda. Dëshmitarët aty kanë thënë se policia kërkonte dokumentet. Ata që refuzonin t’ua tregonin dokumentet që i përjashtonin nga shërbimi ushtarak, tërhiqeshin zvarrë, shkroi "The Telegraph".
Me ligjet e luftës të Ukrainës parashihet që të gjithë burrat nga mosha 25 deri 60 vjeç janë të pranueshëm për ushtri. Burrat mes 18-60 vjeç po ashtu ndalohen të largohen nga shteti.
Përballë një mungese të madhe ushtarësh, Ukraina ka zvogëluar moshën për ushtri nga 27 në 25. Ndëshkimet po ashtu u ashpërsuan për burrat që nuk u paraqitën në thirrjen për ushtri. Ukraina ka bërë edhe atë që ka bërë Rusia, duke mobilizuar edhe të burgosurit.
Disa ukrainas duan aq shumë t’i ikin ushtrisë sa që rrezikojnë jetët e tyre për të ikur nga Ukraina. Në prill, Shërbimi Kufitar i shtetit pati thënë se të paktën 30 burra kishin vdekur duke tentuar të iknin, shpesh duke u mbytur teksa përpiqeshin të kalonin me not lumenjtë ose duke ngrirë së ftohti nëpër male.
Після концерту «Океан Ельзи» у Києві поліція та військові перевіряли у чоловіків документи. Деяких затримували та силою забирали, повідомляє журналістка hromadske з місця події pic.twitter.com/rfjNl7nvSx
— hromadske (@HromadskeUA) October 11, 2024
У Києві після концерту «Океану Ельзи» поліцейські затримали чоловіка, який начебто оновив військово-облікові документи, але не пройшов ВЛК
Відео: кореспондентка hromadske
Деталі читайте на сайті: https://t.co/d8V4oDujW0 pic.twitter.com/cWe4NDdPrV