Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka thënë se vendi i tij nuk e mbështetë ofensivën izraelite në Rafah dhe i ka bërë thirrje Izraelit që të lejojë kalimin e më shumë ndihmave në Gaza.
Ai ka thënë po ashtu se Britania në këtë fazë nuk do të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe nuk do të ndalojë shitjen e armëve për Izraelin, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, ndalimi i shitjeve të armëve do ta bënte Hamasin më të fortë.
“Unë mendoj se Amerika dhe Britania e Madhe janë në një situatë krejtësisht të ndryshme”, ka thënë ai në një intervistë për Sky News, raporton “Associated Press”.
Cameron e ka quajtur “përgjigje të duhur për të ndalur luftimet në Gaza”, arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve izraelite nga grupi militant Hamas.