Njohja e një shteti palestinez nga Mbretëria e Bashkuar, do ta bënte këtë shtet të Evropës, të parin nga vendet e G7-s, që bën një veprim të tillë.
Organizata, e përbërë nga shtatë ekonomitë më të mëdha të botës, të ashtuquajturat "të përparuara", dominon tregtinë globale dhe sistemin financiar ndërkombëtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFranca dhe Kanadaja kanë paralajmëruar gjithashtu plane për njohjen e Palestinës, por pritet ta bëjnë këtë zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë.
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka thënë në korrik se ajo kishte qenë prej kohësh e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete si pjesë e një procesi paqeje të negociuar.
Por, duke përmendur zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza, ai ka thënë se "kjo qasje nuk është më e qëndrueshme".
Në njoftimin e tij në të njëjtin muaj, presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se duke qenë "besnik ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca të njohë Shtetin e Palestinës".
"Ne gjithashtu duhet të garantojmë demilitarizimin e Hamasit dhe të sigurojmë dhe rindërtojmë Gazën",ka shtuar Macron.
SHBA-ja e cila ka kritikuar qëndrimet e anëtarëve të tjerë të G7-ës, ka thënë se "nuk ka plane" të ndjekë shembullin e tyre.
Tre vendet e mbetura të G7-ës, Italia, Gjermania dhe Japonia, gjithashtu nuk janë zotuar për njohje.