Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, akuzoi të martën presidentin rus Vladimir Putin për një "bixhoz bërthamor" pasi ai vendosi të ulte zyrtarisht pragun për përdorimin e armëve të saj bërthamore.
Lëvizja e Putinit erdhi pas vendimit të presidentit amerikan, Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë objektivat brenda territorit rus me raketa me rreze më të gjatë të furnizuar nga Amerika, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBorrell ka thënë se BE-ja duhet të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën përndryshe ajo do të detyrohet të paguajë një çmim shumë më të lartë në të ardhmen.
"Ne nuk jemi pjesë e kësaj lufte, ne thjesht po mbështesim Ukrainën me aftësi ushtarake”, ka deklaruar Borrell në një konferencë pas një takimi të ministrave të Mbrojtjes të bllokut në Bruksel.
Sipas tij, në takim u tregua se ekziston ende një "shumicë e madhe" në BE e gatshme të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.