Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shpallur fajtor për komplotimin e një grusht shteti ushtarak, raporton “BBC”.
Tre nga pesë gjyqtarët në panelin e Gjykatës Supreme e shpallën 70-vjeçarin fajtor për udhëheqje të një komploti që synonte ta mbante në pushtet pasi i humbi zgjedhjet e vitit 2022 ndaj rivalit të krahut të majtë, Luiz Inacio Lula da Silva.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa ai komplot nuk siguroi mbështetje të mjaftueshme nga ushtria për të vazhduar, ai kulmoi me sulmin ndaj ndërtesave qeveritare nga mbështetësit e Bolsonaros më 8 janar të vitit 2023, u tha nga gjyqtarët.
Një gjyqtar e liroi Bolsonaron, por shumica e thjeshtë është e mjaftueshme për ta dënuar ish-presidentin. Ai tash do të përballet me dekada burgim. Ai do të dënohet të premten.