Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, është arrestuar të shtunën në vilën e tij në Brazili, vetëm pak ditë para se ta nisë vuajtjen e dënimit me 27 vjet burgim për udhëheqje të një tentimpuçi.
Ai ka qenë në arrest shtëpiak, në pritje të vendimit të Apelit rreth dënimit që iu shqiptua lidhur me grushtshtetin për t’ia ndaluar fituesit të zgjedhjeve të 2022-tës, Luiz Inácio Lula da Silva, marrjen e detyrës.
Gjyqtari i Gjykatës Supreme braziliane, Alexandre de Morales, tha se Bolsonaro është arrestuar shkaku i dyshimit të bazuar se ekziston rrezik konkret që ai të arratiset gjatë arrestit shtëpiak.
De Morales tha po ashtu se vendimi për arrestim është marrë si masë parandaluese, pasi janë shfaqur provave të reja që përfshijnë synimin e tij për ta thyer byzylykun e monitorimit të arrestit shtëpiak në synim për ikje.
Në autorizimin e arrestimit, gjyqtari Morales tha se informata e pranuar sugjeron se ish-presidenti e ka synuar ikjen me rastin e tubimit të mbështetësve e të tij të shtunën vonë, që do të mbahej para apartamentit të tij luksoz.