Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka kritikuar qeverisë laburiste të kryeministrit Keir Starmer, duke paralajmëruar se Partia Laburiste rrezikon të humbasë zgjedhjet e ardhshme nëse vazhdon të largohet nga qendra politike.
Blairi ka akuzuar qeverinë për mungesë vizioni dhe për politika që, sipas tij, po dëmtojnë ekonominë britanike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.
“Problemi kryesor i qeverisë nuk është personaliteti i Keirit, apo dështimi për të komunikuar ‘arritjet tona’, apo nevoja për të pohuar më fort ‘vlerat’ e Partisë Laburiste. Kjo ndodh sepse nuk kemi një plan të përpunuar dhe koherent për vendin në një botë që ndryshon me shpejtësi dhe jemi në pozicionin e gabuar politik”, është shprehur Blair, raportoi “The Guardian”.
Ai bëri thirrje për heqjen dorë nga disa politika të tranzicionit të gjelbër, përfshirë kufizimet ndaj industrisë së naftës dhe gazit, si dhe për afrimin e marrëdhënieve me presidentin amerikan Donald Trump.
Ai gjithashtu kritikoi projektligjin për të drejtat e punëtorëve të promovuar nga zëvendëskryeministrja Angela Rayner dhe politikat për “zero emetime neto”, duke argumentuar se këto masa po krijojnë pengesa për bizneset britanike.
Edhe
Starmeri vazhdon të këmbëngulë në vazhdimin e qeverisjes
Sipas Blairit, qeveria duhet të fokusohet në reforma ekonomike, zhvillimin e inteligjencës artificiale, ndryshime në sistemin e mirëqenies sociale dhe reforma të thella në planifikimin ekonomik.
Blairi ka vlerësuar se Britania po humb terren në skenën ndërkombëtare dhe rrezikon të mbetet jashtë “ligës së kombeve kryesore”.
-
Keir Starmer nuk tërhiqet pavarësisht presionit për dorëheqje
-
Starmeri përballet me presion në rritje pas humbjeve të rënda të Laburistëve në zgjedhje
-
Burnham gati të bëhet kryeministri i Britanisë, merr mbështetjen e shumicës së laburistëve
-
Andy Burnham përgatitet për garë lidershipi në Partinë Laburiste