Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pasi rezultoi negativ për Covid-19

Joe Biden

Joe Biden

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Joe Biden është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë të martën, pasi ka rezultuar negativ për Covid-19.

Bideni ishte izoluar fundjavës së shkuar në një shtëpi në Delëare, për t’u rikuperuar nga virusi, raporton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai do t’i drejtohet kombit nga Zyra Ovale të mërkurën në mbrëmje, pas vendimit të tij për të hequr dorë nga gara për rizgjedhje në vitin 2024.

Bideni postoi në X se ai do të fliste "për ato që do të ndodhin" dhe se si do ta "mbarojë punën për popullin amerikan". 

Bideni nuk është parë publikisht që nga 17 korriku, por ai thirri në një takim zyrtarët e fushatës të hënën, për t'iu drejtuar stafit dhe për të shprehur mbështetjen e tij për ofertën e zëvendëspresidentes, Kamala Harris për ta zëvendësuar atë, një ditë pasi njoftoi se do të largohej nga gara.