Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka mbajtur një tubim në Detroit të premten, nga ku ka siguruar se do të kandidojë dhe do të fitojë në zgjedhjet e këtij viti për president.
Gjatë fjalimit të tij, Bideni e ka akuzuar kundërshtarin e tij republikan, Donald Trump, për një sërë veprimesh të paligjshme, përfshirë edhe përdhunimin e një gruaje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“14 milionë demokratë si ju votuan për mua në zgjedhjet paraprake. Ju më bëtë që të kandidoj sërish, askush tjetër. As shtypi, as ekspertët, as donatorët. Ju, votuesit dhe nuk do të shkoj askund. Po kandidoj dhe do të fitojmë”, ka thënë Bideni para turmës, raportoi të shtunën CNN-i.
Fjalimi i tij në një shkollë të mesme në Detroit u mbajt pas thirrjeve të shumta që ai të tërhiqet nga gara.
Bideni gjithashtu për herë të parë ka treguar se cilat janë prioritetet për 100 ditët e para të mandatit të tij të dytë, të cilat përfshijnë uljen e taksave për fëmijët, rritjen e pagës minimale dhe ndalimin e sulmeve me armë.