Autoritetet e Berlinit po shqyrtojnë vendosjen e vagonëve të veçantë për gratë në trena në një përpjekje për të frenuar valën e dhunës seksuale, raporton Bild.
Frika në mesin e udhëtareve në stacionet e trenit të Berlinit, veçanërisht në orët e mbrëmjes, është gjithnjë e më e pranishme sepse gratë janë gjithnjë e më shumë objektiva të sulmeve seksuale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë përgjigje të rritjes së rasteve të raportuara, ekspertët e transportit në Berlin kanë hedhur idenë e vagonëve të veçantë për gratë, të frymëzuara nga praktika në Tokio.
Në Gjermani para pak ditëve një 63-vjeçare është përdhunuar në linjën U3. Krimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes dhe autori pas sulmit është larguar nga treni dhe i qetë ka vazhduar udhëtimin me autobus.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i sulmeve seksuale të raportuara në transportin publik të Berlinit është rritur me 260 për qind në dekadën e fundit. Gjatë gjithë vitit 2023 janë regjistruar 391 raste.
Gratë janë kryesisht viktima të dhunë.