Bashkimi Evropian e ka pezulluar për të paktën një vit udhëtimin pa viza për diplomatë dhe zyrtarë gjeorgjianë, shkaku i ngecjes demokratike në vend dhe shtypjes së protestave.
Në Komisionin Evropian kanë thënë se Qeveria në Tbilisi i ka shkelur rregullat për të përfituar nga regjimi pa viza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë janë përmendur arrestimet masive, dhuna policore dhe presioni mbi median dhe mbi politikanët e opozitës në Gjeorgji.
Trazirat në këtë shtet kanë shpërthyer qëkur partia në pushtet i ka ndaluar bisedimet për pranimin në BE, në nëntor të 2024-s.
Në Komision kanë njoftuar se pezullimi i vizave do të zgjasë deri në marsin e 2027-tës, porse mund të zgjatet edhe për dy vjet të tjerë po qe se autoritetet gjeorgjiane nuk arrijnë të adresojnë çështjet e qeverisjes dhe të sundimit të ligjit.
Në këtë instancë kanë këshilluar qeveritë evropiane që t’i shqyrtojnë nga afër të gjithë shtetasit gjeorgjianë që hyjnë në Evropë, teksa kanë paralajmëruar se zyrtarë e diplomatë të tij që bëjnë përpjekje të kalojnë kufij me pasaporta personale në vend të dokumenteve zyrtare, do të përballen me një ndalim të hyrjes.