Pas vite negociatash, Parlamenti Evropian ka miratuar një reformë të madhe për rregullat mbi migrimin në Bashkimin Evropian dhe azilin.
Pakti i BE-së për Migrimin dhe Azilin është diskutuar që nga viti 2015 dhe do të hyjë në fuqi brenda dy vjetësh. Ky pakt është dizajnuar ashtu që të përshpejtojë procesin e azilit dhe të shtyjë kthimin më të shpejtë të migrantëve në vendlindjet e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, u kërkon shteteve anëtare të BE-së që të ndajnë përgjegjësinë për azilkërkuesit.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka thënë se pakti është “balancim mes solidaritetit dhe përgjegjësisë”.
“Historia u bë”, ka shkruar ajo në X.
Vitin e kaluar rreth 380,000 persona kaluan ilegalisht kufijtë e BE-së – numri më i lartë që nga viti 2016, raportoi BBC.
Pakti u mbështet nga dy grupet politike kryesore – grupit i qendrës së djathtë, Partia Popullore Evropiane, dhe grupi i qendrës së majtë, Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve.