Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja e vendos Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste

Garda REvolucionare e Iranit

Bashkimi Evropian e ka shtuar Trupën e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në listën e organizatave terroriste, për shkak të shtypjes së protestave javëve të fundit.

Udhëheqësja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se ministrat e jashtëm të BE-së e morën “hapin vendimtar” sepse “represioni nuk mund të mbetet pa përgjigje”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka thënë se vendimi e vë IRGC-në (forcë politike, ushtarake dhe ekonomike në Iran) në të njëjtin nivel me grupet xhihadiste si al-Qaedan dhe Shtetin Islamik.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se mijëra protestues u vranë nga forcat e sigurisë, përfshirë IRGC-në, gjatë javëve të protestave në dhjetor e janar.