Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bayraktar "Kizilema" bën histori, godet objektivin e parë me raketë ajër më ajër

Kizilema

Bayraktar "Kizilema", avioni i parë pa pilot i zhvilluar plotësisht në Turqi nga kompania Baykar, ka shënuar një arritje historike në aviacionin luftarak botëror. Gjatë një testimi në zonën e qitjes në Sinop, "Kizilema" goditi me saktësi të plotë një objektiv ajror me motor reaktiv duke përdorur raketën ajër-më-ajër.

Ky test shënoi edhe herën e parë në historinë e aviacionit që një luftëtar pa pilot shkatërroi me sukses një objektiv ajror me motor reaktiv duke përdorur një raketë BVR (Përtej Fushëpamjes).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Testi u ndoq nga afër edhe nga avionë F-16 dhe droni AKINCI, të cilët monitoruan operacionin dhe konfirmuan goditjen e suksesshme. Sipas autoriteteve turke, ky është një hap i madh drejt operimeve të avancuara ajrore, duke e pozicionuar "Kizilemën" si një prej platformave më premtuese të gjeneratës së re.

"Kizilema" është zhvilluar dhe testuar qysh nga nisja në vitin 2021, deri te fluturimi i parë në fund të 2022-ës, dhe me vazhdimësi të testeve gjatë këtij viti. Suksesi i fundit, pra goditja me raketë ajër-ajër BVR, vjen si kulm i një procesi të planifikuar me kujdes dhe seriozitet.

Me këtë sukses, Turqia forcon më tej rolin e saj në industrinë e mbrojtjes, duke demonstruar aftësi të plota teknologjike në zhvillimin e mjeteve ajrore pa pilot me kapacitet luftarak.