Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Banorët e Buchas në Ukrainë bëjnë thirrje për drejtësi

Banorët e Buchas kanë shënuar njëvjetorin e çlirimit të qytetit dhe kanë bërë thirrje për drejtësi pas krimeve të kryera nga forcat ruse.

Qindra civilë u vranë nëpër rrugë dhe u varrosën në varreza masive, duke e bërë qytetin epiqendër të krimeve të luftës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Banorët kanë ndezur qirinj për t’i kujtuar të vrarët në qytet.

Emri i qytetit u bë i njohur për botën shkaku i krimeve që kryen forcat ruse në fillim të pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Forcat ukrainase, kur morën kontrollin e qytetit në periferi të Kievit, gjetën kufomat e burrave, grave dhe fëmijëve nëpër rrugë dhe varreza masive.

Shumë prej viktimave kishin shenja torturash.