Autoritetet gjermane kanë arrestuar pesë adoleshentë të dyshuar për formimin e një grupi terrorist, ideologjikisht të orientuar nga e djathta ekstreme, dhe bënë të ditur se akuzat përfshijnë vrasje në tentativë dhe zjarrvënie të rëndë, ka raportuar agjencia Reuters.
Arrestimet janë bërë në kohën e sulmeve në një qendër të komunitetit në shtetin lindor të Brandenburgut në tetor dhe të një sulmi tjetër në strehën e migrantëve në Saksoni në janar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkurorët federalë kanë deklaruar se të dyshuarit janë të mitur dhe të njëjtit kanë formuar një grup i cili e ka përshkruar veten si “vala e fundit e mbrojtjes së kombit gjerman”.
Qëllimi i grupit “është të kryejë akte të dhunshme kryesisht ndaj migrantëve dhe kundërshtarëve politikë, si dhe për ta kolapsuar sistemin demokratik në Gjermani”, thuhet në njoftimin e prokurorëve.