Australia ka njoftuar të martën se dëshiron të shtojë numrin e trupave ushtarake duke rekrutuar shtetas të huaj.
Ministri i Mbrojtjes i vendit, njëkohësisht zëvendëskryeministri, Richard Marles e ka quajtur këtë masë një hap të madh drejt adresimit të mungesës së 4.400 trupave në Forcën e Mbrojtjes së Australisë, e cila synon të ketë 63 mijë trupa me kohë të plotë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria synon ta rrisë këtë numër në 80 mijë deri në vitin 2040, raporton “Associated Press”.
Që nga korriku banorët e përhershëm të Zelandës së Re që kanë jetuar në Australi për të paktën një vit, mund të bashkohen me ushtrinë australiane.
Edhe banorët e përhershëm nga partnerët e tjerë të Australisë, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania, do ta kenë këtë të drejtë që nga janari i vitit të ardhshëm.