Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Asociacioni Amerikan i Shëndetit Publik kundërshton emërimin e Kennedyt

kennedy

Foto: Getty

Drejtori ekzekutiv i Asociacionin Amerikan të Shëndetit Publik ka thënë se ai dhe organizata e tij “absolutisht do ta kundërshtojmë” zgjedhjen e Robert F Kennedy Jr si sekretar të Shëndetësisë.

Georges C Benjamin ka kritikuar ashpër kualifikimet e Kennedyt për këtë pozitë, raportoi The Guardian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ai nuk është kompetent nga trajnimi, aftësitë e menaxhimit, temperamenti apo besimi për ta pasur këtë punë. Ai është absolutisht njeriu i gabuar për këtë”, ka theksuar ai.

“Ai është vetëm në person pa prapavijë nga shëndetësia i cili tashmë ka shkaktuar dëm të madh në shëndetësinë e vendit”.

Benjamin ka shtuar se do të flasë me publikun, mediat dhe anëtarët e Kongresit për ta kundërshtuar emërimin e Kennedyt.