Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe 64 të tjerë janë lënduar pasi një vinç ndërtimi ka rënë të mërkurën mbi një tren në lëvizje në Tajlandën verilindore.
Vinçi ka nxjerrë trenin na shinat duke shtypur disa nga vagonët e tij, njëri prej të cilëve është përfshirë nga flakët.
Një njëvjeçar dhe një 85-vjeçar janë midis të lënduarve, ndërsa shtatë persona janë në gjendje kritike, sipas autoriteteve.
Të dhënat zyrtare thonë se rreth 195 pasagjerë kishin qenë në tren kur ka ndodhur aksidenti rreth orës 09:00 sipas kohës lokale.
Hekurudha Shtetërore e Tajlandës ka nisur një hetim për incidentin dhe ka njoftuar se po ndërmerr veprime ligjore kundër kompanisë së ndërtimit përgjegjëse për vinçin.