Policia në Kirgistan ka arrestuar dhe dënuar gjashtë persona nën dyshimin për organizim të trazirave masive për ta rrëzuar qeverinë, para zgjedhjeve lokale të së dielës, raporton Reuters.
Ministria e Brendshme ka shkruar në një deklaratë të martën se individët dyshohet se kanë përdorur lojërat e sportit dhe gara në kryeqytetin Bishkek për të nxitur trazira.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nën maskën e lojërave sportive kombëtare, ata synuan të bënin thirrje për akte dhune, do të bënin thirrje antikushtetuese e do ta destabilizonin situatën për ta marrë me dhunë pushtetin më 17 nëntor”, ka thënën Ministria.
Të arrestuarit përfshijnë disa shtetas të huaj dhe një ish-zëvendësprokuror të përgjithshëm.
Autoritetet kanë sekuestruar armë dhe municione nga organizatorët e supozuar të trazirave, ka thënë policia, si dhe 1000 shishe vodka “për ta dehur turmën”, 2000 shishe ujë, një ton oriz dhe një kalë që synohej të therej.
Kirgistani do të mbajë zgjedhje lokale në disa distrikte më 17 nëntor.
Rusia, e cila ka bazë ushtarake jashtë Bishkekut, ka thënë të mërkurën se është në kontakt të vazhdueshëm me Kirgistanin rreth situatës së sigurisë.
Kirgistani, ish-komb sovjetik me rreth 7 milionë banorë, i ndodhur mes Kinës dhe Kazakistanit, ka pasur disa episode të trazirave civile gjatë viteve të fundit.
Në vitin 2020, kanë shpërthyer protesta në Bishkek pas zgjedhjeve të diskutueshme parlamentare, për të cilat vëzhguesit perëndimorë kanë thënë se ishin dëmtuar nga blerja e votave, duke çuar përfundimisht në dorëheqjen e presidentit të atëhershëm, Sooronbai Jeenbekov.
Dy presidentë të tjerë janë rrëzuar nga pozita në Kirgistan këtë shekull.