Autoritetet gjeorgjiane kanë arrestuar disa protestues, përfshirë një lidere opozitare, gjatë një demonstrate jashtë ndërtesës së parlamentit në Tbilisi të premten, raportoi AP.
Protestuesit ishin mbledhur për të kundërshtuar seancën e komisionit hetues të parlamentit mbi krimet e supozuara të kryera gjatë qeverisjes së mëparshme të partisë “Lëvizja e Bashkuar Kombëtare” (LBK).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtestuesit akuzojnë qeverinë aktuale të udhëhequr nga partia “Ëndrra Gjeorgjiane”, për rreshtim me Rusinë dhe përpjekje për të fajësuar LBK-në si nxitëse e luftës ruso-gjeorgjiane të vitit 2008.
Ndër ata që u arrestuan ishte liderja e “Koalicionit për Ndryshim”, Elene Khoshtaria.
Protestat kanë vazhduar në Gjeorgji që nga 28 nëntori, si pasojë e vendimit të partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” për të ndërprerë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Partia në pushtet e ruajti shumicën parlamentare në zgjedhjet e 26 tetorit, të cilat u panë gjerësisht si një referendum mbi aspiratat e Gjeorgjisë për anëtarësim në BE.
Opozita ka akuzuar partinë në pushtet për manipulim të rezultatit zgjedhor me ndihmën e Rusisë dhe kanë bojkotuar seancat parlamentare.