Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, zëdhënësi Aykhan Kajizade ka thënë se Jerevani i pranoi kushtet e Bakut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Armenia ka rënë dakord të kthejë katër fshatra që kanë qenë nën okupim që nga fillimi i viteve 1990”, ka thënë ai.
Ministria e Punëve të Jashtme të Armenisë përmes një komunikate ka thënë se është arritur marrëveshje paraprake gjatë raundit të tetë të negociatave për përcaktimin e kufirit mes dy vendeve.
Marrëveshja përfshin fshatrat Baghanis Ayrum, Asagi Eskipara, Heyrimli dhe Kizilhacili, thuhet në deklaratë.
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka thënë se Jerevani është i gatshëm të bëjë kompromis për të parandaluar një luftë të re. Armenia pritet të marrë kontrollin e 31 fshatrave të tjerë.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë pasur luftime të ashpra për shkak të rajonit të Nagorno-Karabakhut.