“Personi i Vitit” për vitin 2025 nga revista Time nuk është zgjedhur vetëm një person. Revista kësaj herë ia ka dhënë titullin e figurës më me ndikim të vitit “arkitektëve“ të inteligjencës artificiale.
Bosi i Nvidias, Jensen Huang, kreu i Metas, Mark Zuckerberg, pronari i X-it, Elon Musk dhe pionierja e inteligjencës artificiale, Fei-Fei Li, janë në mesin e atyre që kanë zënë ballinën e revistës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspertët kanë thënë se kjo tregon se sa shpejt inteligjenca artificiale, dhe kompanitë prapa saj, po riformësojnë shoqërinë, raportoi BBC.
Ky titull jepet në kohën kur chatboti ChatGPT i OpenAI po vazhdon të përdoret me ritëm të shpejtë. Sipas kompanisë, chatboti i saj përdoret nga rreth 700 milionë njerëz çdo javë.
Kompanitë e mëdha teknologjike po derdhin miliarda dollarë në inteligjencë artificiale për të qëndruar në garë me konkurrentët.
Revista sivjet ka ndarë dy ballina për titullin “Personi i Vitit” – njëra shfaq shkronjat “AI” rrethuar nga punëtorë, dhe tjetra fokusohet në liderët teknologjikë.
Kryeredaktori i “Time”, Sam Jacobs, ka thënë se “askush” nuk ka pasur ndikim më të madh në vitin 2025 se sa “individët që imagjinuan, dizajnuan dhe e ndërtuan AI-në”.
Në vitin 1982, “Time” i pati dhënë të njëjtin titull kompjuterit me arsyetimin se amerikanët kishin një “pasion marramendës” për të.

