Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka ndjekur shembullin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe ka njoftuar se Argjentina do të largohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Milei ka deklaruar se vendimi ka ardhur si pasojë e menaxhimit të pandemisë Covid-19 nga OBSH-ja, raporton “The Guardian”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi i marrë të mërkurën, ka nxitur kritika të menjëhershme nga opozita dhe organizatat e shëndetësisë që frikësohen se tërheqja nga OBSH-ja do të reduktoj qasjen e vendit në mjete financiare.
Një “anarko-kapitalist” i vetëdeklaruar, Milei është një fans i madh i Trumpit. Presidenti amerikan disa orë pasi kishte marrë detyrën, kishte nënshkruar urdhrin për tërheqje nga OBSH-ja, pasi edhe ai e kishte kritikuar për menaxhimin e pandemisë.
Milei ka shkruar në mediat sociale se “ne kemi vendosur të largohemi nga kjo organizatë kaq e dëmshme, që ishte dora kontrolluese e asaj që ishte eksperimenti më i madh i kontrollit shoqëror në histori”.
Duke ndjekur hapat Trumpit, Milei ka njoftuar planet për t’u larguar nga Marrëveshja e Parisit për klimën, dhe ka njoftuar për plane për ndërtimin e një muri me tela 200 metra në kufirin me Bolivinë për të ndaluar imigracionin.