Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian, Andrew Puzder, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka ndihmuar Evropën të zgjohet “nga gjumi” përballë sfidave aktuale.
Në një intervistë dhënë Euronewsit, Puzderi vlerësoi si “pozitiv” për aleancën transatlantike fjalimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFjalimi i Rubios u bë një vit pasi në të njëjtën konferencë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance mbajti një qëndrim që u perceptua si i ashpër dhe jo miqësor ndaj aleatëve evropianë. Këtë herë, sipas Puzderit, publiku evropian ishte “shumë i hapur dhe Rubio u prit me duartrokitje”.
Ambasadori amerikan vlerësoi gjithashtu “progresin” e Bashkimit Evropian në afrimin e politikave të migracionit me ato të SHBA-së.
“Mendoj se qëndrimi i BE-së për emigracionin është afruar ndjeshëm me qëndrimin amerikan”, tha ai, duke theksuar se një nga sfidat kryesore për Evropën mbetet ndikimi i migracionit masiv.
Një tjetër çështje që, sipas tij, mund të ndikojë në të ardhmen e kontinentit është efekti i politikave klimatike në ekonomi dhe në Prodhimin e Brendshëm Bruto.