Zëdhënësi i “Amazon”, Tim Doyle, ka mohuar se kompania do të listonte dëmet e shkaktuara si pasojë e tarifave të presidentit amerikan, Donald Trump.
Në përgjigje të kritikave nga Shtëpia e Bardhë, e cila e ka quajtur “Amazonin” të martën “armiqësor” dhe “politik” sepse do të publikonte koston e tarifave, Doyle ka shkruar se ndonëse një gjë e tillë ishte konsideruar, ajo asnjëherë nuk është miratuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ekipi që drejton dyqanin tonë me kosto të ulët kishte në konsideratë idenë e renditjes së tarifave të importit për produkte të caktuara. Kjo nuk u miratua kurrë dhe nuk do të ndodhë”, ka thënë Doyle.