Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa, ka mbërritur në Nju Jork për të marrë pjesë në takimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Kjo shënon pjesëmarrjen e parë të një presidenti sirian që nga viti 1967, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve herët të hënën.
Sharaa - një ish-lider i al-Kaedës, për kokën e të cilit dikur ishte caktuar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh, kë shënuar një fitore të madhe diplomatike në maj kur fitoi njohjen nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një takim në Riad.
SHBA-ja më pas ka hequr shumicën e sanksioneve ndaj Sirisë dhe administrata Trump ka shprehur mbështetjen e saj për përpjekjet e Sharaa-s për të bashkuar dhe stabilizuar vendin.
Sharaa pritet të mbajë fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme, e cila hap sesionin e saj të 80-të të martën.