Një grup grash të moshuara zvicerane kanë arritur fitore të pjesshme në rastin e tyre lidhur me ndryshimet klimatike në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, raporton BBC.
Gratë, kryesisht në të 70-at, kanë thënë se mosha dhe gjinia e tyre i bënë ato veçanërisht të ndjeshme ndaj efekteve të valëve të të nxehtit, të lidhura me ndryshimet klimatike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse aktivistët kanë korrur suksese me paditë në procedurat e brendshme, kjo shënon herën e parë që një gjykatë ndërkombëtare merr vendim në raste të lidhura me ndryshimet klimatike, raporton AP.
Sipas gjykatës përpjekjet e Zvicrës për të përmbushur objektivat e saj të reduktimit të emetimeve kishin qenë mjerisht të pamjaftueshme.
Ky vendimi i marrë mund ta detyrojë Zvicrën që të reduktojë emetimet e gazrave serrë deri në vitin 2030.
Vendimet nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk janë ligjërisht të detyrueshme për 46 shtetet e saj anëtare, por ato vendosin precedent ligjor kundër të cilit në të ardhmen do të gjykohen paditë.
Gratë zvicerane, të njohura si KlimaSeniorinnen ose Gratë e Moshuara për Mbrojtjen e Klimës, kanë argumentuar se ato nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre dhe kanë probleme shëndetësore gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër.
Gjykata ka hedhur poshtë dy çështje të tjera të ngritura nga gjashtë të rinj portugez dhe një ish-kryetar bashkie i Francës. Në të dy rastet u argumentua se qeveritë evropiane nuk kishin arritur të trajtonin ndryshimet klimatike në kohë, duke shkelur kështu të drejtat e tyre.
Të dhënat e së martës treguan se muaji i kaluar ishte marsi më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë.