Agjencia amerikane për siguri kibernetike ka thënë se nuk ka incidente të mëdha që ndikojnë në infrastrukturën e zgjedhjeve në SHBA, raporton “CNN”.
Moti ekstrem dhe “ndërprerje e përkohshme e infrastrukturës” janë raportuar në pjesë të SHBA-së, ndërsa votuesit po i drejtohen qendrave të votimit për ta zgjedhur presidentin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ka ndonjë incident të madh në nivel kombëtar që ndikon në sigurinë e infrastrukturës sonë zgjedhore. Ne jemi duke gjurmuar raste të motit ekstrem dhe ndërprerje tjera të përkohshme në infrastrukturë në zona të caktuara, por këto janë kryesisht ngjarje të pritshme”, ka thënë Cait Conley, këshilltarja e lartë në Agjencinë për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturën e Sigurisë.
Ajo s’ka treguar se në cilat zona kanë ndodhur “ndërprerjet” e vogla.