Gati 600 fëmijë janë vrarë ose plagosur në Liban që nga shpërthimi i luftës së fundit Izrael-Hezbollah më 2 mars, ka thënë UNICEF-i.
Agjencia për fëmijët e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se mbi 30 fëmijë janë vrarë dhe afër 150 janë lënduar nga bombardimet vetëm të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E drejta ndërkombëtare humanitare është e qartë: civilët, përfshirë fëmijët, duhet të mbrohen në çdo moment”.
Hezbollahu të premten ka njoftuar se po vazhdon sulmet ndaj Izraelit për shkak të shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit SHBA-Iran. Libani ishte pikë e nxehtë pas shpalljes së armëpushimit në Iran, me SHBA-në që ka insistuar se Libani s’ishte pjesë e marrëveshjes, e Irani insiston se Libani është pjesë e asaj marrëveshjeje.