Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aeroportet evropiane paralajmërojnë krizë me karburant - prek udhëtimet e verës

Aeroplani

Ilustirm

Foto: Associated Press

Kreu i Këshillit të Aeroporteve Ndërkombëtare të Evropës, Olivier Jankovec, paralajmëroi Bashkimin Evropian për një "mungesë sistematike të karburantit të avionëve" që mund të arrijë fundin brenda tre javësh për shkak të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.

Jankovec në një letër të siguruar nga Associated Press ka thënë se kjo krizë mund të ndikojë në sezonin e udhëtimeve të verës dhe "të dëmtojë ndjeshëm ekonominë evropiane".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian të organizojë blerje kolektive të karburantit të avionëve për vendet evropiane, të ndjekë stoqet dhe të identifikojë burime alternative të karburantit, ndër masa të tjera.

Task-Forca e Bashkimit Evropian për Energjinë ka thënë se nuk ka "rrezik të menjëhershëm për sigurinë e furnizimit me naftë dhe gaz" nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe nuk është e nevojshme të lirohen stoqe shtesë.

Megjithatë, paralajmëroi për mundësinë e rreziqeve afatgjata dhe shtoi se "karburanti i avionëve mbetet shqetësimi kryesor" për shkak të varësisë nga importet.