Linja ajrore “Azerbaijan”, aeroplani i së cilës u rrëzua në Kazakistan ditën e Krishtlindjeve, ka thënë se hetimet preliminare kanë gjetur se rrëzimi ndodhi “si rezultat i ndërhyrjes së jashtme fizike dhe teknike”.
Një zyrtar amerikan i tha CNN-it të enjten se indikacionet e para sugjerojnë se një sistem rus kundërajror mund ta ketë rrëzuar. Reuters po ashtu raportoi se aeroplani u rrëzua nga një sistem ajror rus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë paktën 38 nga 67 pasagjerët në bord vdiqën nga rrëzimi, kanë konfirmuar autoritetet e Kazakistanit, përfshirë dy pilotët dhe një stjuardesë.
Rusia tha se aeroplani devijoi nga destinacioni i tij fillestar në Grozny, Çeçeni, për shkak të dronëve ukrainas në zonë, si dhe mjegullës.