Botë

9 të vdekur nga një sulm i armatosur në një lokal në Afrikën e Jugut

Afrike e Jugut

Foto: Associated Press

Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur pasi një grup personash të armatosur kanë kryer një sulm me armë në një pub në Afrikën e Jugut gjatë orëve të para të së dielës, kanë njoftuar autoritetet.

Incidenti ka ndodhur pak para orës 1:00 të mëngjesit në qytezën Bekkersdal, e cila ndodhet 46 kilometra në perëndim të Johanesburgut. 

Është sulmi i dytë masiv që ndodh në Afrikën e Jugut në tre javë.

Rreth 12 të dyshuar të panjohur në një minibus të bardhë hapën zjarr ndaj klientëve të pub-it në lagjen Tambo të Bekkersdal dhe vazhduan të qëllonin rastësisht ndërsa iknin nga vendi i ngjarjes, sipas policisë.

"Disa viktima u qëlluan rastësisht në rrugë nga persona të armatosur të panjohur", ka thënë policia për incidentin që ka lënë nëntë persona të vdekur dhe 10 të shtruar në spital.

Kërkimi për të dyshuarit në ngjarjen me armë zjarri është nisur nga Hetimet e Krimeve të Rënda dhe të Dhunshme në bashkëpunim me Njësinë e Gjurmimit të Zbulimit të Krimit.