Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një qendër private për kujdesin e të moshuarve.
Siç raporton agjencia zyrtare jordaneze e lajmeve “Petra”, zjarri shpërtheu në katin e parë të qendrës për kujdesin e të moshuarve të “Shoqatës së Familjes së Bardhë”, ku në momentin e incidentin ishin të strehuar 111 persona në një hapësirë prej 80 metrash katror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPesë prej të lënduarve thuhet se janë në gjendje më të rëndë, ndërkohë që të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta.
Ministrja e Zhvillimit Social, Wafa Bani Mustafa, ka konfirmuar se "të gjithë banorët janë evakuuar dhe janë të sigurt".
Ajo gjithashtu ka thënë se është duke u zhvilluar një hetim për të përcaktuar shkakun e zjarrit./AA