Të paktën 24 persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë të tjerë të lënduar, kur një autobus u përmbys në Meksikën qendrore pasi u përplas me një rimorkio që ishte shkëputur nga një kamion që transportonte misër.
Përplasja ndodhi mesnatën e së premtes kur autobusi po largohej nga shteti perëndimor i Meksikës Nayarit, për në Ciudad Juarez në Meksikën veriore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë plagosurit po trajtohen në një spital në Zacatecas, raporton AP.
Juan Manríquez Moreno, koordinator i Gardës Kombëtare në Zacatecas, ka thënë në një videodeklaratë të shpërndarë në mediat sociale se rimorkioja e kamionit u shkëput në një autostradë.
Autobusi i pasagjerëve u përplas me rimorkio dhe u përmbys në anën e djathtë.