Njëzet e katër persona kanë vdekur në Marok pasi minibusi me të cilin po udhëtonin u rrëzua nga një përroskë në një zonë malore, thonë autoritetet.
Autobusi po çonte njerëzit në treg në Marokun qendror, kur u përmbys në një kthesë, thonë mediat lokale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk dihet shkaku i aksidentit në rrugën për në qytetin Demnate, rrëzë maleve të Atlasit.
Raportohet të jetë një nga aksidentet më vdekjeprurëse në vend.
“Të gjithë pasagjerët kanë vdekur”, citohet nga agjencia e lajmeve AFP, të ketë thënë Youssef Makhloufi, drejtor i spitalit Demnate, për transmetuesin publik maroken 2M.
Dy gra dhe një fëmijë ishin në mesin e viktimave.
Në vitin 2020, mesatarisht tetë njerëz në ditë vdisnin në rrugët e Marokut, sipas Forumit Ndërkombëtar të Transportit.