Një burrë ka sulmuar me thikë kolegët e punës në një kompani në Gjermani të martën, duke vrarë një person, kanë thënë autoritetet.
Dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda në sulmin në Mellrichstadt, një qytezë e vogël në lindje të Frankfurtit, raportoi AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjermani 21-vjeçar është arrestuar nga Policia.
Policia u lajmërua për sulmin në ambientet e një furnizuesi lokal të energjisë elektrikë mëngjesin e së martës. Një grua 59 vjeçe u vra dhe dy burra, 55 dhe 62 vjeç, u lënduan rëndë.
Ende nuk dihet motivi i sulmit.